Prishtinë, 19 dhjetor 2009
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Krasniqi nga Drenoci i Malishevës, me rastin e ndërrimit të jetës së veprimtarit të çështjes kombëtare, Abdyl Krasniqi
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Krasniqi,
Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndërrimin e jetës së atdhetarit të shquar, familjarit tuaj, Abdyl Krasniqi.
Jeta dhe vepra e Abdyl Krasniqit është dhe do të mbetet udhërrëfyes për gjithë brezat e ardhshëm se si punohet dhe kontribohet për lirinë dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.
Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 19 Dhjetor, 2009