Prishtinë, 11 dhjetor 2009
Me rastin e përfundimin të procesit dëgjimor për ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, që u mbajt në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shpreh vlerësimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rrjedhën e deritanishme të këtij procesi, duke vlerësuar lartë prezantimin e Delegacionit të Kosovës në kuadër të këtij procesi.
Kryeministri Thaçi shpreh mirënjohje dhe falënderon shtetet që dolën në mbështetje të ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës, duke argumentuar se shtetësia e Kosovës është arritur në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shpreh bindjen e plotë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë vendimin meritor në favor të ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke kontribuar kështu në thellimin e paqes, stabilitetit, fqinjësisë së mirë, në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm dhe integrimit të vendeve të rajonit në instititucionet euro-atlantike.
Last modified: 11 Dhjetor, 2009