Zyra e Kryeministrit

Miratohet drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028 nga Komisioni për Integrim Evropian

19 Qershor, 2024

Prishtinë, 19 qershor 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, vazhdoi raportimin në Komisionin për Integrim Evropian, pas mbledhjes së zhvilluar të enjten e javës së kaluar. Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i draftit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) për periudhën 2024-2028, përmbajtjen e të cilit e prezantoi zëvendëskryeministri në fjalën hyrëse të tij.

Programi përmban 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së dhe bart në total 306 masa, prej të cilave 105 masa legjislative, 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare; 64 akte nënligjore dhe 201 masa zbatuese. Buxheti për zbatimin e Programit është gjithsej 56,043,856 euro, prej të cilave nga buxheti shtetëror do të ndahen 22,608,860 euro dhe nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro.

Drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, u miratua nga Komisioni për Integrim Evropian dhe i njëjti do të kalojë më tej për miratim në Kuvend.

Fjala e plotë hyrëse e zëvendëskryeministrit Bislimi:

E nderuara Kryesuese e Komisionit për Integrim Evropian, znj. Krasniqi,
Të nderuar anëtarë të Komisionit,
Të nderuar pjesëmarrës të tjerë,

Në vijim më lejoni të prezantoj para jush Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, të miratuar nga Qeveria më 2 prill.

Përmbajtja e Programit:
• 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis;
Përmbajtja e Programit:
• 306 masa:
o 105 masa legjislative:
 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare;
 64 akte nënligjore;
o 201 masa zbatuese.
Buxheti për zbatimin e Programit:
• Gjithsej 56,043,856 euro:
o Nga buxheti shtetëror – 22,608,860 euro;
o Nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro;
o Derisa për këtë dokument nuk ka vakum buxhetor.

Masat afatshkurtra janë të ndërlidhura dhe në harmoni me:
• Konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së;
• Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026;
• Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe
• Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.

Meqë janë me rëndësi për punën e Kuvendit, në PKIE janë planifikuar këto projektligje (përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare) për këtë vit:
• PL për plotësim-ndryshim të ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimi i tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, faza e tretë;
• PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;
• PL për inspektimin e përputhshmërisë së produkteve;
• PL për prokurimin publik (plotësim-ndryshim);
• PL për partneritetin publiko-privat (plotësim-ndryshim);
• PL për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim (plotësim-ndryshim);
• PL për shoqëritë tregtare;
• PL për ndihmën shtetërore (plotësim-ndryshim);
• PL për bankat;
• PL për komunikimet elektronike;
• PL për agroturizëm;
• PL për tokën bujqësore;
• PL për veterinarinë;
• PL për peshkatarinë dhe akua-kulturën;
• PL për automjete;
• PL për patentë shofer;
• PL për hekurudha;
• PL për transportin rrugor;
• PL për transportin e mallrave të rrezikshme;
• PL për siguri hekurudhore;
• PL për energji;
• PL për energjinë elektrike;
• PL për Rregullatorin e Energjisë;
• PL për efiçiencën e energjisë;
• PL për të drejtën në gjykim brenda kohës së arsyeshme;
• PL për Gjykatën Administrative;
• PL për plotësim-ndryshim të ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
• PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për të huajt;
• PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për armë;
• PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike;
• Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Francën;
• Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Suedinë;
• Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Italinë;
• PL për veprimtari kërkimore shkencore, inovacion dhe transfer të dijes dhe teknologjisë;
• PL për mbrojtjen e mjedisit;
• PL për menaxhimin e resurseve ujore;
• PL për mbrojtjen e natyrës;
• PL për inspektimin në fushën e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit;
• PL për pajisje dhe produktet medicinale;
• PL për kontrollin e duhanit;
• PL për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (plotësim-ndryshim).

Tani më lejoni të prezantoj disa nga reformat e tjera kyçe të cilat janë paraparë për tri blloqet e përmendura:

Tek kriteret politike, është fjala për:
• Legjislacioni dhe politikat kornizë për Reformën e Administratës Publike;
• Reduktimi i barrës administrative;
• Racionalizimi i agjencive;
• Avancimi i politikave dhe legjislacionit tek qeverisja lokale;
• Avancimi reformave në fushën e politikës së jashtme me atë të BE-së (në kapitullin 31).

Tek kriteret ekonomike:
• Zbatimi i Strategjisë dhe PV për Reforma të Menaxhimit të Financave Publike 2022-2026;
• Luftimi i ekonomisë informale.

Ndërkaq tek standardet evropiane, lista është më e gjatë:
• Reformat legjislative në fushën e prokurimit publik dhe atij publiko-privat;
• Reformat legjislative në fushën inspektimeve;
• Reformat legjislative në fushën sektorit bankar;
• Reformat në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit dhe shërbimeve financiare si dhe zbatimi në praktikë i tyre;
• Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe zbatimi në praktikë;
• Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e bujqësisë dhe agro-turizmit dhe veterinës;
• Reformat legjislative dhe të politikave në fushën, transportit dhe rrjeteve trans-Evropiane, TIK-ut, si dhe zbatimi dhe ngritja e kapaciteteve institucionale në këtë fushë;
• Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e energjisë dhe zbatimi i tyre, në përputhje me agjendën e de-karbonizimit;
• Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e mjedisit, ujërave dhe mbeturinave;
• Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit;
• Reformat e politikave dhe ato institucionale në fushën e të drejtës së kompanive, ndërmarrjeve dhe industrisë me fokus në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për investitorë dhe ndërmarrje të tjera, si dhe forcimin e konkurrueshmërisë në treg si brenda vendit ashtu dhe më tej;
• Reformat legjislative dhe të politikave fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, me përqendrim në funksionimin e institucioneve, sistemit të drejtësisë, profesioneve të lira te drejtësisë, të drejtave themelore, mediave, barazisë gjinore, të drejtave të pakicave, dhe mbrojtjes së të dhënave personale;
• Reforma legjislative dhe të politikave në fushën e punëve te brendshme me fokus në mbikëqyrjen e kufirit, azilin dhe migracionin, rendin publik dhe bashkëpunimin policor, sigurinë kibernetike si dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe juridike;
• Reforma legjislative dhe të politikave te fusha e punëve te brendshme me fokus në luftimin e shpëlarjes së parave, financimin e terrorizmit dhe luftimin e narkotikëve;
• Përmirësimi i politikave dhe i zbatimit të tyre në fushën e arsimit, shkencës dhe hulumtimeve shkencore;
• Avancimi i politikave dhe zbatimi i tyre te fusha e kontrollit financiar e të tjera.

Pra, kjo ishte një paraqitje e shkurtër e përmbajtjes së Programit Kombëtar për Integrim Evropian për periudhën 2024-2028.

Të nderuar deputetë,

Ju kisha lutur që këtë Program ta miratoni dhe ta procedoni për miratim në seancën plenare të Kuvendit.

Ju faleminderit shumë për vëmendjen!

Last modified: 19 Qershor, 2024

Comments are closed.

×