Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi përgëzon të gjitha partitë politike për maturinë që kanë treguar gjatë zgjedhjeve në Rahovec

22 Nëntor, 2010

Prishtinë, 22 nëntor 2010
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar sot të gjitha partitë politike në Kosovë për maturinë që kanë treguar gjatë zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Rahovecit.
 

“Me këtë i është dërguar mesazh i mirë botës se Kosova është vend demokratik dhe mund të organizojë zgjedhje” – u shpreh kryeministri Hashim Thaçi.

Gjatë vizitës që i bëri sot bizneseve në Ferizaj, duke folur për procesin zgjedhor në Rahovec, kryeministri Thaçi kërkoi nga partitë që ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi ai është verdikti i popullit dhe si i tillë duhet të respektohet.

Last modified: 22 Nëntor, 2010

Comments are closed.