Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit

27 Nëntor, 2009

Prishtinë, 27 nëntor 2009
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, i ka bërë një vizitë sot Bashkësisë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava
 
Në vazhdim po e japim të plotë deklaratën e kryeministrit Thaçi:
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës uroj z. Tërnava, për festën e Kurban Bajramit. Përveç këtij urimi dëshiroj të përshëndes dhe t’i uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarë islamë për Festën e Kurban Bajramit, një festë kjo e solidaritetit, e sakrificës, e vullnetit të lirë pozitiv, e vëllazërisë e mirëkuptimit, e angazhimeve të përbashkëta.
 
E çmoj shumë rolin e Bashkësisë Islame për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në procesin e shtetndërtimit dhe të kultivimit të tolerancës, edhe qytetare, edhe fetare.
 
Ne kemi një vit e gjysmë të pavarësisë. Kemi arritur suksese të jashtëzakonshme. Pjesë e këtij suksesi janë të gjithë qytetarët, gjithë spektri politik, gjitha komunitetet fetare.
 
Le të jetë edhe kjo ditë e madhe, dita e unitetit, dita e bashkimit, dita mesazheve për të respektuar të kaluarën tonë të ndritshme, e unitetit të sotëm dhe vizionit për të ardhmen.
 
Dua të besoj fuqishëm që do të kemi vetëm perspektivë të  mirë, vetëm ditë më të mira, kështu të bashkuar e të vëllazëruar.

Last modified: 27 Nëntor, 2009

Comments are closed.