Prishtinë, 26 nëntor 2009
Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në debatin e mbajtur në Kuvendin e Kosovës mbi Raportin e Progresit 2009
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mirëpritur publikimin e Raportit Vjetor të Progresit 2009 dhe Studimin e Fizibilitetit. Raporti i Progresit është tanimë një mënyrë e rregullt e komunikimit të Republikës së Kosovës me Komisionin Europian për progresin e arritur brenda periudhës njëvjeçare.
Unë por edhe gjithë Qeveria e Kosovës e mirëpresim këtë debat, idetë, këshillat, sugjerimet, rekomandimet e parlamentit të Kosovës dhe agjendën tonë të ardhshme evropiane.
Dëshiroj ta theksoi se Raporti i Progresit por edhe suksesi për Studimin e Fizibiletetit është një përmbledhje e Kosovës dhjetë vjeçare të pasluftës dhe hapjes së perspektivës evropiane. Pra, është një vlerësim për punën e gjithë neve që kemi bërë në dhjetë vitet e kaluara.
Raporti si i tillë është pasqyrim i progresit dhe sfidave në Kosovë brenda periudhës që përmendët. Njëherësh, është udhërrëfyes për Institucionet e Republikës së Kosovës në implementimin e agjendës Europiane.
Dua të potencoj që në fillim se Raportin duhet të ndarë në 3 pjesë: Pjesën e vlerësimit të punës shkëlqyeshme që është bërë, vlerësimet dhe paraqitjet e sfidave që kemi përball nesh e që janë sfidat edhe të institucioneve të Qeverisë së Kosovës, tash të përfshira edhe në Raportin e Komisionit Evropian, dhe pjesën tjetër, atë të perspektivës, pra të Studimit të Fizibiletit apo perspektivës evropiane.
Sfidat e Raportit të progresit janë në përputhje të plotë me prioritetet e Qeverisë së Republikes së Kosovës, institucioneve të Kosovës të cilat prioritete ne i trajtojmë përmes Planit të Veprimit për Partneritet Europian dhe dokumente të tjera Strategjike.
Gjetjet e Raportit të Progresit janë plotësisht në pajtim me pozicionin dhe qëllimet për zhvillimet politike dhe institucionale shtetërore të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve tjera në fushën e sundimit të ligjit, reformës së administratës publike, reformës së gjyqësorit, përmirësimin e prokurimit publik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin ekonomik të vendit dhe zgjerimin e dialogut dhe pajtimit të komuniteteve. Por, edhe zgjerimin e dialogut dhe komunikimit, e marrëdhënieve më të mira me vendet e rajonit.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka funksionalizuar strukturat për integrim Europian, të cilat nuk kanë ekzistuar theksueshëm më parë, tanimë jo vetëm se janë themeluar por janë funksionalizuar plotësisht dhe është ndërtuar partneriteti i qëndrueshëm me Komisionin Evropian.
Këshilli Ministror për Integrim Evropian është takuar tri herë deri më tani, ndërsa Komiteti Punuës për Integrim Evropian ka mbajtur takime të rregullta.
Intensifikimin e procesit të integrimit ne do ta adresojmë me forcimin e mëtutjeshëm të strukturave të cilat janë bartëse të procesit të itnegrimit Evropian, dhe në këtë drejtim dëshiroj të potencoj edhe mundësinë e diskutuar dhe nevojën e krijimit të ministrisë së re, pra të Ministrisë së Integrimeve Evropian.
Jemi të vetëdijshëm se shteti i Kosovës ka hyrë në fazë të re në procesin e Integrimit dhe po përgatitemi që këtë fazë ta trajtojmë me ngritjen e nivelit institucional që mirret drejtpërdrejtë me procesin e integrimit.
Të nderuar deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës,
Publikimi i studimit të fizibilitet paraqet një epokë të re për ne dhe avancim të Republikës së Kosovës në procesin e Integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian.
Më këtë rast, dëshiroj të ju siguroj se Qeveria e Republikes se Kosovës është plotësisht e angazhuar për të hyrë në fazën tjetër të procesit dhe përsëris që Agjenda Europiane është dhe do të mbetet prioriteti ynë i parë.
Sfidat që dalin nga këto dy dokumente, Raporti i Progresit dhe Studimi i Fizibilitetit janë prioritet i vazhdueshëm i Qeverisë së Republikes Kosovës për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e reformave si përgatitje për integrim në strukturat Euro-Atlantike.
Vendosja e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Europian është objektivë sublime e shtetit të Kosovës dhe si të tillë mirëpresim udhëzimet dhe këshillat e Komisionit Evropian rreth procesit të liberalizimit të vizave dhe avancimit të raporteve tregtare me Bashkimin Europian.
Rekomandimet e studimit të fizibilitetit në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave janë një parahyrje dhe përgatitje e Republikës së Kosovës si dhe publikimin e udhërrëfyesit zyrtar nga Komisioni Evropian për inkuadrimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në mesin e vitit të ardhshëm Kosova do ta ketë një udhërrëfyës zyrtar nga Komisioni Evropian, i cili obligim përcakton standarde dhe obligime tjera të caktuara.
Përmbushja e këtyre kritereve do tu mundësoj qytetarëve të Republikës së Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.
Përmbushja e këtyre kritereve do të trajtohet me seriozitetin me ta lartë institucional, duke marr parasysh tanimë se Qeveria e Republikes së Kosovës ka përgatitur udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në mënyra të njëanshme dhe ka miratuar planin e veprimit për zbatimin e këtij udhërrëfyesi.
Të nderuar deputet dëshiroj të potencoj se kjo fushë do të trajtohet me prioritet më të lartë, numër një dhe se Kosova nuk do të jetë mbrapa shteteve tjera të Ballkanit perëndimor.
Vet publikimi i studimit të fizibilitetit që dialogu i liberalizimit të vizave të filloj sa më parë është sinjal që Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e sigurt drejt integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian, krahas vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.
Andaj, këtu dëshiroj të theksoi por edhe të falënderoj Komisionin Evropian për përkrahjen e vazdhueshme që i ka dhënë shtetit të Kosovës, jo vetëm në fushën e liberalizimit të vizave por edhe në mundësin e arritjes së një marrëveshje tregtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit
Evropian.
Pra, avancimi i marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian paraqet një zhvillimin shumë të rëndësishëm ku prodhimet e Kosovës dhe komuniteti i biznesit kosovarë do të mund të kenë qasje më të lehtë ne tregun e Bashkimit Evropian dhe të trajtohen si partner të barabartë si çdo pjesë tjetër e familjes Europiane.
Falënderoj Komisionin Evropian që i ka mundësuar Kosovës të përfitoj deri më tani, nga preferencat autonome tregtare që nga viti 2000, për këtë Qeveria e Republikes se Kosovës mirëpret iniciativën e Komisionit Europian për të thelluar raportet tregtare me Republikën e Kosovës.
Kjo do të shërbej në hapjen e tregut dhe zhvillimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë të mallrave, personave dhe kapitalit.
Qeveria e Kosovës gjithashtu mirëpret thellimin e dialogut të procesit të Stabilizim Asociimit, nga Mekanizmi përcjellës i Stabilizim Asociimit në Dialogun për Stabilizim Asociim.
Ky është një sinjal tjetër shumë i rëndësishëm të përkushtimit të Komisionit Evropian për integrim sa më të shpejt të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në anën tjetër, Komisioni në studimin e fizibilitetit ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i ofruar Kosovës përfshirje më të madhe në programet e asistencës së Komunitetit.
Kjo do të mundëson që Kosova në mënyrë të barabartë si cdo shtet tjetër i rajonit të përfitoj në mënyrë të shumëllojshme nga qasja në këto programe të komunitetit.
Dëshiroj të theksoi se perspektiva evropiane e shtetit të Kosovës është mbështetur në mënyrë unanime nga gjithë Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian edhe nga vendet që ende janë në proces të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Pra perspektiva evropiane e Kosovës është një perspektivë konsensuale e mbështetur në Bruksel.
Gjithashtu, dëshiroj të përshëndes edhe qëndrimin e Qeverisë së Spanjës e cila ka deklaruar se gjatë presidencës së ardhshme të Këshillit Evropian, në pjesën e parë të vitit 2010, do të forcojë konsensusin në mesin e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian për qasjen e pjesëmarrjes së Kosovës në të gjitha aktivitetet e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Si edhe më herët, Raporti i Progresit do te shërbej si dokument orientues për Qeverinë e Republikës së Kosovës në vazhdimin e reformave të gjithëmbarshme sektoriale me qellim të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
E dimë gjithë se një proces i tillë është sfidues, është kompleks dhe për këtë arsye kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar sa më shumë këtë angazhim.
Vendimtare në këtë rrugë është vullneti i qeverisë së Republikës së Kosovës, i gjitha institucioneve relevante të Kosovës që t’i marrë këto sfida dhe inkorporojë në agjendën e vet duke paraparë aktivitete konkrete drejt adresimit të tyre.
Kjo edhe është nënvizuar qartazi në Këshillin ndërministror për Integrim Evropian, ku të gjithë Ministrat të Qeverisë së Republikes se Kosovës dhe Udhëheqësit e Agjencive të tjera kanë raportuar rreth sfidave për sektorët përkatës dhe me rëndësi të theksohet se Qeveria ka vendosur të bëjë prioritizimin e sfidave më urgjente të cilat duhet të arrihen gjatë vitit 2010.
Si rrjedhojë, këto sfida janë përkthyer në prioritete konkrete dhe do të inkorporohen drejtpërdrejt në planin e punës së Qeverisë për vitin 2010.
Të nderuar deputet, dëshiroj të theksoj para juve që në procesin e integrimit Evropian do të ketë llogaridhënie dhe përgjegjësi nga çdo Ministër dhe udhëheqës të dikasterit, prandaj ju bëjë thirrje juve ta monitoroni këtë proces në mënyrë që bashkarisht të kontribuojmë në arritjen e qëllimit final, pra të anëtarësimit të shtetit të Kosovës sa ma shpejtë në Bashkimin Evropian.
Është e vetmja agjendë e cila, apo agjenda kryesore e cila na bashkon dhe duhet të jetë e vetmja agjend që na motivon, pavarësisht nga dallimet politike, të punojmë bashkërisht.
Të nderuar deputet, agjenda Evropiane nuk nënkupton vetëm plotësimin e kritereve dhe standardeve që parashtrohen nga Komisioni evropian për anëtarësim, por këtë agjendë duhet ta kuptojmë edhe si përmirësim të gjithmbarshëm të standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës, përmirësim të sistemit arsimor, infrastrukturës, administratës publike dhe gjitha fusha të tjera.
Dëshiroj të ritheksoj se Qeveria e Kosovës do të bëjë, veç i ka përfunduar analizimin e thellë e progresit të raportit dhe të studimit të fizibilitetit dhe sfidat që dalin nga to ka përfshijë gjatë procesit të rishikimit të Planit të Veprimit të Partneritetit Europian, me rezultate konkrete, të matshme se kur secili veprim do të përmbushet.
Për të bërë këtë gjatë periudhës në vijim do të kujdesemi që përveç Planit të Veprimit për Partneritet Europian (PVPE) t’i sinkronizojmë në mënyrën më të mirë dokumentet më të rëndësishme të qeverisë si Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Planin Vjetor të Punës, Planin për Investime Publike dhe Buxhetin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës.
Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një politikë unike dhe të qëndrueshëm për integrim sa më të shpejt në BE. Dhe nëse është standardi politik standardi prej më kryesorëve për perspektivën evropiane, dëshiroj ta theksoi edhe argumentin tjetër së këtë standardë ne të gjithë arritëm si institucione, si parti politike si qytetarë në zgjedhjet lokale ku instaluam standardin shumë qëndrueshëm, demokratik të zgjedhjeve të lira, fer, demokratike me shumë përfaqësim apo përfaqësim shumë etnik.
Po ashtu, këtë vit procesi i programimit të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA) 2010 do t’i vazhdojmë të kushtojmë vëmendje të veçantë adresimit të sfidave që dalin nga raporti i progresit. Të gjitha projektet e Instrumentit të Para-anëtarësimit, do të jenë në përputhje të plot me sfidat e dala nga raporti i progresit.
Shteti i Kosova gjatë kësaj periudhe ka vazhduar punën mjaft sfiduese drejt konsolidimit të institucioneve demokratike, reformave në fushën e administratës publike dhe gjyqësorit.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve pakicë në Kosovë, edhe mbrojtjes por edhe integrimit afirmativ në përputhshmëri të plotë me dokumentin e presidentit Ahtisari dhe shembulli më i mirë është tash me pjesëmarrjen unike në zgjedhjet e 15 nëntorit.
Integrimi dhe kthim i të zhvendosurve është një sfidë e veçantë për Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe se një dialog i vazhdueshëm me të gjithë aktorët, përfshirë edhe vendet e rajonit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjetur zgjedhjen e kësaj çështjeje e kthimit të të zhvendosurve, pronave dhe jo as pak të rëndësishme, pastaj edhe për zgjedhjen e çështjeve të personave të pagjetur, që është një prioritet shumë i rëndësishëm edhe i qeverisë, edhe drejtpërdrejt zëvendëskryeministri ka kërkuar që të mirët më këtë çështje. I dini edhe mundësitë, potencialet në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare n[ë këtë drejtim por edhe gjithë nga ju i dini edhe kufizimet sa i përket kësaj çështjeje.
Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar në vendosjen plotë e ekonomisë së lirë të tregut që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, prandaj ka marr me prioritet vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit Europian në çështje që kanë të bëjnë me kontrollin financiar, ndihmën shtetërore vendosjen e infrastrukturës ligjore për rregullimin e ndërmarrjeve publike.
Qeveria e Republikes se Kosovës vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme të Komisionit Europian dhe donatorëve të tjerë në procesin e reformave dhe zhvillimeve institucionale.
Qeveria e Republikes se Kosoves vlereson kontributin e Komisionit Europian në mbeshtetje të perpjekjeve integruese te Kosoves dhe konsideron se po krijohet një partneritet shumë i fuqishëm.
Në këtë drejtim, ekspertiza dhe rekomandimet e mëtutjeshme te Komisionit Europian do te na ndihmoje ne ndërmarrjen e reformave tjera demokratike e institucionale.
Duke parë kompleksitetin e integrimit evropian Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të vendimeve për përforcimin e strukturave dhe mekanizmave, ka vazhduar në mënyrë intensive me funksionalizimin e këtyre strukturave të cilat do ta lehtësojnë dhe përshpejtojnë këtë proces.
Ky mekanizëm duhet të veprojë në nivelin politik dhe operacional.
Bashkëpunimi me shoqërinë akademike, mediat dhe shoqërinë civile është qëllimi ynë drejtë një procesi që të jetë sa më gjithëpërfshirës.
Me krijimin e mekanizmave dhe strukturave për integrim në BE janë marrë parasysh parime shumë të rëndësishme:
• Zotimi politik dhe i fuqishëm si sinjal për kapacitetet demokratike dhe përkushtim për interesat madhore strategjike
• Qëndrueshmëri të mekanizmit me të kuptuarit se mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të zhvilluar kapacitetet administrative është të ndërtohet më tej mbi rezultatet e arritura, në vend se të zëvendësohet strukturat ekzistuese duke humbur investimet në kapitalin njerëzor
• Llogaridhënia e paraqitur si parim i menaxhmentit të mekanizmit që bartë përgjegjësinë për funksionimin e tij ose dështimin eventual
• Qartësia me qëllim që të kuptohen dhe monitorohen lehtë, ndarja e përgjegjësive me objektiva të qarta, rezultate dhe indikatorë të matshëm
• Transparenca të jetë bazë për marrëdhëniet në nivel të strukturave politike, administrative, bizneseve dhe publikut më të gjerë, gjithmonë duke pasur parasysh se çdo qytetar ka të drejtë të plotë të jetë i informuar dhe të dijë se si po lëviz shteti drejt cakut, anëtarësisë së plotë në BE
Për të përforcuar këtë mekanizëm janë ndërmarr edhe këto masa:
• Zv. Kryeministri përgjegjës për integrim Evropiane ka vazhduar intensivisht dialogun me Komisionin Evropian, dhe ka ndihmuar në shtyrjen e procesit të integrimit brenda institucioneve të Republikës së Kosovës në krye me bashkëpunim me Agjencinë për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrim Evropian.
• Këshilli Ministror për Integrim Evropian që përbëhet në mënyrë të përhershme nga unë, Zv. Kryeministrat, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ministri i Shërbimeve Publike dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka mbajtur tre takime deri më tani. Në këtë organ marrin pjesë edhe të gjithë Ministrat tjerë varësisht nga agjenda. Detyrë e këtij organi ka qenë diskutimi dhe vendosja e strategjisë së qeverisë dhe prioriteteve për politike përcaktimi i prioriteteve, pozita e qeverisë në procesin e integrimit, etj.
• Komiteti Punues për Integrim Evropiane i cili udhëhiqet nga Zv. Kryeministri, si dhe të gjithë sekretarët permanent si anëtarë permanent të Komitetit ka mbajtur takime te rregullta. Ky organ shqyrton të gjitha çështjet relevante në procesin e integrimeve, në veçanti marrëdhëniet me Komisionin Evropian, realizimin e të gjitha prioriteteve afatshkurta dhe afatmesme, përfshirë çështjet ligjore, institucionale dhe investuese, programimin dhe realizimin e asistencës së BE-së dhe shfrytëzimin e instrumenteve të BE-së
• Të nderuar deputet, grupet punuese për integrim evropian janë funksionalizuar në tërësi, një sërë takimesh janë mbajtur gjatë këtij viti. Grupet punuese në mënyrë specifike merren me çështje të orientuara në kapitujt e acquis dhe në harmoni me Mekanizmin Përcjellës të Stabilizim Asocimit.
• Puna e këtyre grupeve ka të bëjë me zgjidhjen konkrete të problemeve lidhur me koordinimin dhe implementimin e agjendës për integrim evropian.
• Gjithashtu, në shkurt të këtij viti me vendim të Qeverisë është formuar Grupi Punues për analizimin dhe evaluimin e aspektit fiskal të veprimeve të planit të veprimit të Partneritetit Evropian. Shumë shpjet Qeveria do të bëjë riorganizimin dhe ri-strukturimin e grupeve punuese duke reflektuar ndryshimin e kornizës së dialogut me Komisionin Evropian.
• Të nderuar deputet, si rezultat i shkrirjes së Agjencisë për Integrim Evropian me Qendrën për Koordinim të Donatorëve në Agjencinë për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrimit Evropian, kjo e fundit është plotësisht funksionale. Në këtë aspekt ne do të koordinojmë politikat tona drejt BE-së me asistencën e vendeve jo anëtare në një sistem ku Republika e Kosovës do të fitojë në rrugën e saj drejt BE-së dhe zhvillimit në përgjithësi.
Të nderuar deputetë,
Duke vlerësuar lartë këtë mundësi për të diskutuar këtë agjendë dëshiroj të theksoi në kuadër të tri ndarjeve apo kapitujve të Raportit të Progresit si dhe Studimit të Fizibliteti të Komisionit Evropian, Raporti i Progresit përfshinë punë e gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës. Përfshin pra Kuvendin, përfshin Qeverinë, Presidencën, sistemin e gjyqësorit, pushtetin komunal dhe gjitha Agjencionit e pavarura.
Dëshiroj të theksoi se Raport të Progresit përfshihet edhe Gjykata Kushtetuese, Ombudspersoni edhe bordet.
Gjykatën Kushtetuese e ka zgjedhur Parlamenti i Republikës së Kosovës. Ombudspersonin e ka zgjedhur Kuvendi. Bordet të gjitha janë zgjedhur me pëlqimin dhe nënshkrimin e zotit Piter Fait.
Në anën tjetër gjykatat nuk i menaxhojmë ne, e as Agjencionet e pavarura.
PËRMBLEDHJE E ARRITJEVE TË DALA NË RAPORTIN E PROGRESIT 2009
Kriteret politike
Demokracia dhe sundimi i ligjit
1. Janë vendosur strukturat kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe funksionojnë në harmoni me dispozitat relevante kushtetuese.
2. Është mbajtur dhe fuqizuar stabiliteti politik, dhe ka vazhduar konsolidimi i mëtejmë i Qeverisë me formimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë, Ministrisë së Jashtme, Këshilli i Kosovar për Siguri si dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
3. Është miratuar Shërbimi dhe Ligji për Shërbimin Diplomatik dhe Konsullor.
4. Qeveria ka vazhduar me ngritjen e kapaciteteve për përafrim në BE dhe fuqizimin e Agjencisë për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrim Evropian. Në gusht të këtij viti është miratuar Plani i rishikuar i Veprimit të Partneritetit Evropian 2009.
5. Qeveria ka vazhduar të bëjë progres në fushën e reformës së qeverisjes lokale dhe decentralizimit. Janë formuar grupet punuese për reformën legjislative, krijimin e komunave të reja dhe shpërndarjen e kompetencave dhe burimeve.
6. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka miratuar strategjinë afatmesme 2009-2012.
7. Qeveria ka miratuar ligjet bazike për reformën e administratës publike (ligji për qeverinë, ligji për shërbimin civil, dhe ligji për pagat e shërbyesve civil).
Administrata Publike
1. Është kompletuar rishikimi i detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të administratës publike (rishikimi funksional) dhe shumica e këtyre rekomandimeve janë zbatuar.
2. Janë kompletuar rishikime specifike për Ministrinë e Shërbimeve Publike, tani Ministria e Administratës Publike, Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Kadastrat e Kosovës.
3. Janë formuar grupe punuese për mbikëqyrjen e procesit të reformës së administratës publike, ato i raportojnë komisionit ndërministror të Kryesuar nga Zëvendës Kryeministri.
Sistemi Gjyqësor
1. Është miratuar Ligji për Gjykatën Kushtetuese.
2. Gjashtë gjyqtarë Kosovarë, përfshirë dy përfaqësues të komuniteteve pakicë janë nominuar në maj nga Kuvendi dhe emëruar nga Presidenti në qershor.
3. Janë miratuar një numër i ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjyqësorin:
a. Ligji për notarin
b. Ligji për Procedurën Kontestimore,
c. Ligji për avokaturën
d. Ligji për ndërmjetësimin,
e. Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës,
f. Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
g. Ligji për përbërjen e përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
4. Anëtarët e Këshillit gjyqësor janë emëruar në dhjetor.
Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e afirmimi i minoritarëve
1. Në dhjetor të vitit 2008, Qeveria ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për të drejtat e njeriut për periudhën 2009-2011. Dëshiroj të theksoi se respektimi i drejtave të njeriut është një besimi i lart i bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën, por është realitet në Kosovë. Mbrojtja dhe afirmimi i minoritarëve është i garantuar me Kushtetutë dhe është me standardet më të avancuara bashkëkohore të botës moderne.
Të drejtat civile dhe të drejtat politike
2. Është publikuar raporti i Kosovës në lidhje me Raportin e Komitetit Evropian për parandalimin e torturës dhe trajtimin apo ndëshkimin degradues ose jo-njerëzor të vitit 2007.
3. Rekomandimet e këtij raporti janë marr parasysh nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
4. Hetimet për shkeljet serioze, përfshirë edhe rastet e qendrave të paraburgimit të policisë kanë vazhduar të kryhen nga ana e Inspektoratit të Policisë së Kosovës
5. Ministria e Drejtësisë ka ndërmarr hapa për adresimin e ankesave për keqpërdorim në burgje dhe qendra të paraburgimit.
6. Divizioni për këshilla dhe ndihmë të viktimave në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë vazhdon të ofroj asistencë për viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit.
7. Ka vazhduar zhvillimi i kapaciteteve të Zyrës për Personat e Pagjetur dhe mbështetje nga EULEX-i.
8. Kanë vazhduar takimet e rregullta të grupit punues për Persona të Pagjetur, të përbërë nga delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
9. Në fillim të vitit 2009, Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka krijuar një Sekretariat i cili është duke u funksionalizuar gradualisht.
10. Zyra e Koordinatorit për Ndihmë Juridike ka vazhduar aktivitetet e saj duke zhvilluar një uebsajt dhe bazë të të dhënave
11. Gjatë periudhave tetor 2008 – nëntor 2009, më shumë se 1,400 persona kanë përfituar nga ndihma juridike.
12. Zyra ka nënshkruar një Memorandum të mirëkuptimit me Odën e avokatëve për të përmirësuar përfaqësimin juridik për personat që kanë nevojë.
13. Sa i përket sistemit të burgjeve, Shërbimi korrektues i Kosovës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është funksional, dhe janë ndërmarr masa të forcimit të sigurisë në objektet e sigurisë së lartë si dhe janë përmirësuar pajisjet teknike, përfshirë edhe makinat për përcjelljen e të burgosurve.
14. Është miratuar ligji për lirin e asociimit në Organizata jo-qeveritare
15. Ligji për mbledhje publike është miratuar në dhjetor.
Të drejtat ekonomike dhe sociale
16. Agjencia për Barazi Gjinore vazhdon të bëjë monitorimin dhe lehtësoj zbatimin e Programit Kornizë për Barazi Gjinore 2008-2013, në pajtim me ligjin për barazi gjinore.
17. Ka vazhduar ngritja e kapaciteteve të Agjencisë për Barazi Gjinore.
18. Është përmirësuar përqindja e përfaqësimit të femrave në pozitat vendimmarrëse në më shumë se 20%.
19. Janë formuar njësitë kundër dhunës në familje në kuadër të policisë së Kosovës
20. Në qershor 2009, Komisioni ndërqeveritar për të Drejtat e Fëmijëve, i kryesuar nga kryeministri, ka miratuar Strategjin dhe Planin e Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve.
21. Zyra për qeverisje të Mirë ka caktuar një zyrtar për të drejtat e fëmijëve.
22. Ministria e Drejtësisë ka prioritet reformën e sistemit të ndëshkimeve të të miturve.
23. Plani i veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara është miratuar në prill 2009, inkorporon të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në seksionin për arsim, mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetësi.
24. Në dhjetor, qeveria ka miratuar vendimin për riaktivizimin dhe riorganizimin e Këshillit për Personat me Aftësi të Kufizuara.
25. Sa i përket të drejtës pronësore në prill të vitit 2009 është miratuar Ligji për eksproporimet e pasurisë së paluajtshme,
26. Në korrik, Agjencia Kosovare për Prona ka nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit me Agjencinë Kadastrale të Kosovës për qasje në bazën e të dhënave të kadastrave.
27. Në gusht të vitit 2009, Agjencia Kosovare për prona ka nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit me Komitetin e lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, për të lejuar fillimin e aktiviteteve në Serbi.
Të drejtat e minoriteteve, të drejtat kulturore dhe mbrojtja e minoriteteve
28. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vazhduar aktivitetet në përmirësimin e mbrojtjes, integrimit dhe përfaqësimit të komuniteteve pakicë.
29. Këshilli Konsultativ i Komuniteteve është inauguruar dhe takohet rregullisht, ky këshill është shumë etnik ku komuniteti serb përfaqësohet me pesë anëtarë, nga tre anëtar ka komuniteti Turk dhe Boshnjak, nga dy anëtar komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas dhe një anëtar të komunitetit malazez.
30. Ministria e kulturës ka formuar një forum për shkëmbimin teknik të informatave për trashëgimin kulturore në Kosovë
31. Është bërë progres i madh në rindërtimin e objekteve ortodokse përmes Komisionit për Zbatimin e Rindërtimit.
32. Kodi i ri Doganor, i miratuar në nëntor të vitit 2008 përcakton dispozita për lirimin nga taksat doganore dhe akciza për aktivitetet ekonomike të Kishës Ortodokse Serbe.
33. Vazhdon sigurimi i objekteve religjioze dhe të trashëgimisë kulturore nga ana e Policisë së Kosovës të mbështetur nga KFOR-i.
34. E drejta për edukim në të gjitha nivelet për komunitetet pakicë në gjuhën që zgjedhin ta është e garantuar me ligj.
35. Kryeministria ka miratuar vendimin për formimin e Fondit për Media të Minoriteteve.
36. Qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për furnizimin me Energji elektrike për pjesët e banuara edhe me komunitetin serb.
37. Rreth 850 ë zhvendosur janë kthyer në mënyrë vullnetare këtë vit, në gjithë territorin e republikës së Kosovës.
38. Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit ka vendosur një bazë të të dhënave për regjistrimin e personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
39. Disa Komuna kanë miratuar strategjitë e tyre për kthim.
40. Në dhjetor 2008, Qeveria ka miratuar Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas për periudhën 2009- 2015.
41. Kam emëruar dy koordinator për adresimin e çështjes së kampeve të kontaminuara. Në këtë drejtim është formuar një Komitet Drejtues, ndërsa Komuna e Mitrovicës ka ndarë parcelat për ndërtimin e shtëpive për familjet e prekura.
Çështjet rajonale dhe obligimet ndërkombëtare
1. Ka vazhduar bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjykatës së Hagës për krime në ish-Jugosllavi.
2. Kosova ka vazhduar të marr pjesë në iniciativa të ndryshme të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, me gjithë vështirësitë që dalin nga disa vende, në veçanti nga Serbia.
Kriteret Ekonomike
1. Qeveria ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, për periudhën 2010-2012.
2. Në mars të vitit 2009, është mbajtur takimi i parë i mekanizmit për mbikëqyrje fiskale me Komisionin Evropian.
3. Gjatë këtij viti, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
4. Është mbajtur konsensusi politik për fondamentet e politikave ekonomike të orientuara ka tregu.
Stabiliteti Makroekonomik
5. GDP për vitin 2008 është rritur nga 5.0% në 5.4%.
6. Aktiviteti ekonomik në vitin 2008 dhe pjesën e parë të vitit 2009 është udhëhequr kryesisht nga shpenzimet e kapitelit publik.
7. Konsumi publik është rritur me 3% ndërsa investimet publike janë rritur gjithashtu.
8. Në vitin 2008 ka pasur rritje të eksportit në 20.2%, që arrin rreth 5.3% të GDP-së.
9. Zhvillimet në fushën e eksportit dhe importit janë ndikuar nga zhvillimet e gjithëmbarshme të ekonomisë globale. Kosova vazhdon të ketë deficit tregtar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian.
10. Banka Qendrore e Kosovës ka ngritur fushën e mbikëqyrjes së sektorit financiar dhe ka luajtur role pozitiv në menaxhimin e rreziqeve lidhur me krizën ndërkombëtare financiare.
11. Ka prezantuar një monitorim më të shpeshtë të bankave komerciale.
12. Këshilli i konkurrencës ka filluar zbatimin e politikës antitrust.
13. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka filluar të punoj në përshpejtimin e procesit të privatizimit dhe suksesshëm.
14. Qeveria ka vazhduar dhe do të vazhdoj në përmirësimin e sistemit ligjor për të reflektuar një ekonomi të hapur të tregut.
15. Sektori financiar në Kosovë ka vazhduar të rritet me tetë banka komerciale, dhjetë kompani sigurimi dhe dy fonde pensionale.
16. Si reagim ndaj krizës globale financiare, Banka Qendrore e Kosovës ka formuar Komitetet për përgatitja ndaj Krizës dhe ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për mbrojtjen e stabiliteti financiar me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
17. Është arritur progres në kapitalin njerëzor dhe fizik, në veçanti në sektorin e shëndetësisë lidhur me akreditimi dhe kualifikimet, si dhe në konsolidimin e universiteteve.
18. Ka vazhduar funksionalizimi i Autoriteteve të Pavarura të Rregullatorëve.
19. Vendet anëtare të BE-së dhe CEFTA mbesin partnerët kryesor tregtar për Kosovën.
Standardet Evropiane, Tregu i brendshëm, Lëvizja e lirë e mallrave, Doganat dhe Taksat, Punësimi dhe politikat sociale, Arsimi dhe hulumtimet, Industria dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme, Bujqësia dhe Peshkataria, Mjedisi, Politikat e transportit, Energjia janë pikat që do ta prezantoi në vijim.
Standardet Evropiane
1. Të nderuar deputet, qytetarë të Republikës së Kosovës, në planin e standardeve evropiane për lëvizjen e lirë dhe e mallrave dua të theksoi se është arritur progres në fushën e standardizimit.
2. Këshilli për Standarde Profesionale është funksional dhe janë themeluar nëntë komitete teknike në fushën e ndërtimit, naftës, gazit, sistemeve të menaxhimit të cilësisë, shërbimet e transportit dhe shërbimet postale, elektro-teknika, metrologjia, kujdesi shëndetësor, energjia dhe përpunimi i drurit.
3. Deri më tani janë miratuar më shumë se 1200 standarde.
4. Ligji për akreditim është miratuar në dhjetor të vitit 2008 dhe janë miratuar dispozitat implementuese të këtij ligji.
5. Katër Organe për vlerësimin e konformitetit janë akredituar deri më tani.
6. Është formuar një drejtori për akreditim në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe industrisë.
7. Janë nënshkruar Marrëveshje mirëkuptimi me institucionet simotra të rajonit.
8. Ligji për mbrojtje të konsumatorit është miratuar në prill.
9. Anëtarët e Këshillit për Mbrojtje të Konsumatorit janë caktuar duke përfshirë edhe përfaqësues të OJQ-ve.
Doganat dhe Taksat
1. Kodi Doganor dhe i akcizës është aprovuar plotësisht në harmoni me standardet Evropiane.
2. Doganat e Kosovës funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që nga dhjetori vitit 2008.
3. Njësitë kundër kontrabandës kanë filluar të patrullojnë në të gjitha rrugët.
4. Shkëmbimi i informatave ndërmjet Doganave të Kosovës me ndihmën e EULEX-it ka rezultuar në hetimin e disa rasteve kriminale në të dyja anët.
5. Në shkurt të vitit 2009 është krijuar njësia për të drejtat e pronës intelektuale për të zbatuar rregulloren për krijimin e procedurës së doganave.
6. Është krijuar Sektori për Inspektim të Brendshëm për të luftuar korrupsionin, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovarë Kundër Korrupsionit.
7. Në janar ka hyr në fuqi reforma tatimore dhe norma të reja janë aplikuar.
8. Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat është miratuar në shkurt të vitit 2009.
9. Administrata tatimore e Kosovës ka nënshkruar një Memorandum të mirëkuptimit me Doganat e Kosovës, Policinë e Kosovës, dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për të përmirësuar mbledhjen e taksave.
10. Komisioni i konkurrencës është formuar në nëntor të vitit 2009 dhe Kuvendi ka emëruar anëtarët e tij.
11. Sa i përket politikës antitrust, Komisioni ka nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit me Odën Ekonomike, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe doganat.
12. Komisioni i Konkurrencës është bërë anëtar i plotë i rrjetit ndërkombëtar të konkurrencës.
Punësimi dhe politikat sociale
1. Këshilli Trepalësh këshillëdhënës është takuar është riemëruar si Këshilli Socio-ekonomik është takuar në korrik.
2. Në fushën e përfshirjes sociale, është miratuar plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara.
3. Janë ofruar shërbime të kujdesit shtëpiak për personat me çrregullime mentale dhe psikike nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
4. Nëntë qendra të kujdesit shëndetësor mental dhe shtatë njësi të banimit janë formuar nën autoritetin e Ministrisë së Shëndetësisë,
5. Ka filluar fushata promovuese për përfshirjen e personave më aftësi të kufizuara.
6. Ministria e punës dhe mirëqenies sociale dhe Ministria e ekonomisë dhe financave ka filluar rishikimin e skemës së asistencës sociale.
7. Programi për punësim të qëndrueshëm është miratuar në korrik nga partnerët vendor dhe ndërkombëtar.
8. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë ofruar shërbime të përkujdesjes shtëpiake për persona të prekur nga çrregullimet mendore dhe psikiatrike.
9. Nën autoritetin e Ministrisë së Shëndetësisë janë hapur nëntë shtëpi të komunitetit për shëndet mendor dhe shtatë shtëpi rezidente.
10. Ligji për Shëndetësi është amandamentuar në dhjetor te këtij viti.
11. Deri më tani janë licencuar 563 ofrues privat shëndetësorë.
Arsimi dhe angazhimet tjera hulumtuese
1. Janë shpërndarë për 380 mijë nxënës kosovarë tekstet shkollore gratis për të gjithë nxënësit e shkollave fillore.
2. Gjatë periudhës raportuese janë ndërtuar 45 shkolla dhe shkollat do të operojnë me më së shumti dy ndërrime që nga shtatori i këtij viti.
3. Është krijuar Këshilli për Licencimin e Mësimdhënësve.
4. Fondi për pagat e mësimdhënësve është rritur në vitin 2009 për 4.5 milion Euro. Sa i përket raporteve dhe reformave në arsim, Kosova definitivisht është e para në rajon.
5. Kosova ka konsoliduar pjesëmarrjen e saj në programet e BE-së; në programet arsimore më të avancuara ndërkombëtare dhe kjo ka rezultuar edhe me hapjen e zyrës së Tempusit në Universitetin në gjuhën serbe në Mitrovicën veriore, ku Universiteti ka pasur mundësinë të aplikoj për grantet e Tempusit.
6. Këshilli Kosovar për Plan programe është funksional.
7. Agjencioni Kosovar për Akreditim dhe bordi i tij janë funksional.
8. Ka përfunduar procesi i akreditimit të ofruesve të arsimit të lartë publik dhe privat në maj të këtij viti me ndihmën e ekspertëve vendor dhe atyre ndërkombëtarë. Agjencioni gjithashtu ka konfirmuar akreditimin institucional të Universitetit të Prishtinës dhe të disa kolegjeve private ndërsa ju e dini se është marrë vendim për hapjen e universitetit të dytë publik në Republikën e Kosovës që do të fillojë punon në tetor të vitit të ardhshëm në qytetin e Prizrenit.
Industria dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme
Gjithashtu janë bë edhe reforma në industri edhe në ndërmarrjet e vogla edhe të mesme.
1. Është miratuar ligji për Zonat Ekonomike, dhe në forma të tjera.
2. Ka filluar zbatimin i strategjisë së ndërmarrësisë, që përfshihet në kuadër të Kartës evropiane për Ndërmarrje të vogla.
Edhe sa i përket bujqësisë por duke mos e harruar edhe peshkatarin. Gjithashtu në muajin mars Qeveria ka aprovuar ligjin duke pasur si prioritet jashtëzakonisht të rëndësishëm mjedisin.
1. Në muajin mars, Qeveria ka aprovuar Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Ligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.
2. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar pajisjet mobile për monitorimin e cilësisë së ajrit.
3. Në muajin mars, Qeveria ka aprovuar Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes.
4. Në fushën e zhurmës janë aprovuar disa udhëzime administrative për implementimin e ligjit për Mbrojtje nga Zhurma.
5. Janë bërë disa përpjekje për ngritjen e vetëdijesimit të publikut për çështjet mjedisore.
6. Qeveria dhe Ministria ka investuar edhe për mbledhjen e 2 milionë fidanëve për çdo qytetarë të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në veçanti sa i përket pozitës së Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisi. Fidanët kanë filluar të lulëzojnë, po rritën, natyrisht duke i ujitur.
Politikat e transportit
1. Kosova ka vazhduar te participoj ne mënyrë aktive ne implementimin e memorandumit te mirëkuptimit te vitit 2004 mbi zhvillimet e SEETO (Evropës juglindore ne rrjetin e transportit regjional), veçanërisht përmes angazhimeve dhe implementimit te planit shumë vjeçar 2009-2013.
2. Ligji mbi eksproprijimin apo shpronësimin e pronës se paluajtshme, i adoptuar ne prill vuri bazën ligjore për Ministrinë e Transportit dhe Post Telekomunikacionit qe te kujdeset për shpronësimin e tokës dhe aktivitetet përmes te cilave financohen projektet e infrastrukturës se transportit.
3. Këshilli për sigurinë rrugore (i drejtuar nga ministria e transportit dhe post-telekomunikacionit) është themeluar ne tetor 2008 kurse sekretariati I tij u be funksional ne janar. Një instruksion administrativ mbi teknikat e inspektimit ishte lëshuar ne dhjetor si pjese e implementimit te ligjit për siguri ne rrugë.
4. Është arritur një vëllimi substancial i legjislacionit të dal nga marrëveshja për hapësirën e përbashkët Ajrore Evropiane (ECAA).
5. Këshilli për sigurinë rrugore (I drejtuar nga ministria e transportit dhe post-telekomunikacionit) është themeluar ne tetor 2008 kurse sekretariati I tij u be funksional ne janar.
Dëshiroj të theksoi se vetëm për këtë periudhë kohore në Kosovë kanë filluar, janë duke u punuar dhe janë përfunduar rreth 600 km rrugë të reja të asfaltuara, çoftë të nivelit lokal, çoftë të nivelit regjional dhe me karakter gjithashtu edhe ndërkombëtar, por janë duke vazhduar edhe projektet nacionale të lidhjes së kryeqytetit edhe në drejtim të Vushtrrisë, Mitrovicës edhe në drejtim të Fushë Kosovës, aeroportit, Klinës, Pejës e tutje, e gjithashtu edhe në drejtim të Ferizajt, në drejtim të Shkupit që duhet të përfundojë studimi. Ndërsa në anën tjetër dëshiroj të theksoi ditëve të ardhshme pritet edhe hapja e fituesit të ofertuesve e fillimit të ndërtimit të autostradës e ëndrrave të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë neve, asaj Morinë, Prizren, Therandë e në drejtim të Prishtinës.
Energjia
7. Në korrik qeveria vendosi që të iu ofron investitorëve paketën e termocentralit “Kosova e re” dhe minierën e re. Çdo hap që është ndërmarrë në sektorin e energjisë është marrë në koordinim të plotë me të gjitha autoritet këshilluese ndërkombëtare edhe të Komisionit Evropian edhe të faktorëve tjerë relevant. Edhe këshillues, edhe ndihmues, edhe orientues. Prandaj dëshiroj të theksoi nëse dëshironi të bëni paralele se këtë vit Kosova ka 35 % më tepër furnizim me rrymë se sa vitet e kaluara ndërsa ka prodhim 13 % më tepër se në vitin 2007. Por edhe falë vetëdijesimit edhe angazhimeve tona në debate publike me qytetarë, është rritur edhe përqindja e pagesës së qytetarëve. Ndërsa jemi duke investuar me gjithë donatorët ndërkombëtar për me u ndërlidh rrjetit e shpërndarjes që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin me ti cilin po kalojmë dhe për rregullimin definitiv të çështjes së energjisë në Republikën e Kosovës.
Edhe në të ardhme do të vazhdojmë që të punojmë sipas standardeve më të larta në këtë drejtim edhe sa i përket fillimit të ndërtimit të termocentralit të ri, “Kosova e re”, por edhe në angazhimet tjera të cilat janë të domosdoshme. Të respektohen në veçanti kur fillon ndërtimi i termocentrali, standardi i ambientit i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për jetën tonë. Do të thotë këtu edhe rregullatori i ka kryer obligimet e veta, e sa i përket angazhimeve të shoqërisë informative dhe medieve, politikë mendoj se sa i përket këtyre angazhimeve Qeveria e Kosovës ka filluar ta ndaj donacione për 14 media.
1. Janë 110 transmetues te licencuar, 41 media reprezentuese për minoritete (32 serbe, 3 turke, 2 boshnjake, 2 gorane dhe 1 rome).
2. Ndërsa së shpejti, apo veç është marr vendim definitiv edhe për hapjen e programit të dytë të RTK-së.
3. Zhvillime pozitive mund te raportohen si lidhjet mes Shoqatës së Transmetuesve Medial te Pavarur te Kosovës me mediat për minoritete ne gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Në Raportin e Progresit parashihet apo përmendet raporti politikë-media, siç përmendët në çdo raport të progresit të vendeve të rajonit, por edhe të Bashkimit Evropian. Politika ne jemi të gjithë dhe këtu nuk përmendët vetëm një adresë.
Drejtësia, Liria dhe Siguria
Ndërsa, te drejtësia, liria dhe siguria ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm edhe prej autoriteteve tona shtetërore të formuara dhe të funksionalizuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Janë miratuar një varg strategjish që adresojnë çështje si edhe angazhimet tjera për diasporë, për migracionin, azilin, luftimi i krimit të organizuar edhe rajonal edhe ndërkombëtar. Qeveria e Kosovës ka vazhduar negocimin e marrëveshjes për riatdhesimin dhe deri tani janë miratuar një serë marrëveshjesh.
Janë bërë përpjekjet e vazhdueshme në luftimin e krimit të organizuar, sidomos në fushën e trafikimit. Është rritur numri i rasteve të hetuara dhe zbulimi i personave të arrestuar dhe të ndjekur.
1. Në qershor është miratuar strategjia dhe plani i veprimit kundër narkotikëve.
2. Këshillat Komunal për siguri të komuniteteve janë formuar për të fuqizuar raportet ndërmjet policisë, autoriteteve komunale dhe komuniteteve tjera lokale.
3. Janë kthyer në shërbim shumica për shkak të përmirësimit të gjendjes së policëve që kanë lënë shërbimin pas deklarimit të pavarësisë.
4. Në shtator është miratuar ligji për armët, kurse në janar 2009 është miratuar legjislacioni sekondar për armët e vogla.
5. Kosova ka miratuar Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, si dhe planin e veprimit për implementimin e tij.
Të nderuar deputet, qytetarë të Republikës së Kosovës,
Duke qenë kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me vullnetin më të mirë për ti kontribuar të përgjegjësive të përbashkëta, por edhe të përgjegjësive përkatëse, dëshiroj të theksoi se procesi i integrimit të Republikës së Kosovës, por edhe vendeve të tjera në strukturat e Bashkimit Evropian ka qenë dhe ende do të jetë plotë sfida.
Kemi arritur sukses të vlerësuar, një sukses ky i cili është duke u prezantuar dhe lavdëruar edhe nga ky vend i shenjtë ku po flas unë, edhe prej personaliteteve më të rëndësishme botërore.
Secili nga ne duhet të ndihet mirë dhe të jetë krenar me të arriturat, por edhe me përgjegjësitë e reja për të punuar edhe më tepër.
Procesi i integrimit të një vendi në strukturat e Bashkimit Evropian nuk arrihet për një vit, as për dy-tri vite, por ndërtohet baza e qëndrueshme për sukses të mirëfilltë.
Këtë bazë duke punuar gjithmonë në mënyrë konstruktive e kemi arritur dhe suksesin e Kosovës në procesin e integrimit evropian askush nuk mund të rrijë anash. Përkundrazi secili e ka luajtur rolin e vet aktiv e të rëndësishëm dhe synimin tonë integrues euro-atlantik, të politikës kosovare, të shtetit kosovar, të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, të mbështetjes ndërkombëtare.
Nuk duhet të ndajmë këtu flamujt partiakë apo synimet partiake, qofshin në procesin elektoral tash. Përkundrazi, duhet të jetë një proces unifikues, gjithëpërfshirës, shumë përgjegjës. Duhet të jetë një proces shoqërues në kuptimin edhe integrues edhe afrues me gjithë, sepse kriteri politik vazhdon të mbetët kriteri kryesor për suksesin tonë.
Por, dëshiroj edhe një herë të theksoj se edhe në debatin që do të zhvillohet dhe që ju inkurajoj në këtë drejtim, secili të adresojë këshilla dhe rekomandimet e tyre në institucionet përkatëse, qoftë për punën e parlamentit, qoftë për punën e presidencës, qoftë për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, qoftë për sistemin gjyqësor, qoftë për pushtetet komunale apo agjencionet e pavarura.
Ndërsa, në Raport përmendën edhe tri çështje që përsëriteshin dhe opinionit duhet të sqarojmë se edhe Gjykatën Kushtetuese, edhe Ombudspersonin i ka zgjedhur Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe jo qeveria e Republikës së Kosovës.
Edhe në angazhimet e tjera të cilat përmendën në Raport edhe sa i përket bordeve, çdo emërim në bordet përkatëse është emërim i aprovuar, miratuar e edhe e nënshkruar prej ICO-së.
Edhe qartësimet tjera, agjencionet janë të pavarura, gjykatat janë me rolin e vetë kushtetues, prandaj mos përzihet politika, synimet politike dhe përgjegjësitë e ndara kushtetore.
Pra më e rëndësishmeje prej gjithë këtij diskutimi dhe Raporti Progresit sfida që dalin aty, vlerësimeve që dalin dhe angazhimeve për të ardhmen është se shteti i Kosovës për vetëm një vjet e gjysmë arriti të përfitoj në mënyrë meritore të drejtën për hapjen e perspektivës për liberalizimin e vizave për gjith qytetarët e Republikës së Kosovës. Dhe këtë drejtë, disa vende të rajonit për 18 vite nuk e kanë fituar. Kjo është e arritur e jashtëzakonshme dhe historike e gjithë neve, si politikë, si institucione, si shtet, si qytetarë.
Një e arritur tjetër, hapjen e perspektivës për marrëdhënie tregtare e dialogut me vendet e Bashkimit Evropian dhe dialogut për Stabilizim Asociim. E vlerësojë edhe një herë para jush Raporti i Progresit dhe Studimi i Fizibilitetit i ka 3 qasje me një qëllim vlerësimin e arriturave më të larta evropiane të Republikës së Kosovës, sfidat që dalin para nesh janë edhe sfidat e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe vizionit e perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.
Ju faleminderit për vëmendjen dhe do të jem edhe unë jashtëzakonisht i angazhuar në këshillat, rekomandimet dhe debatet e juaja.
Faleminderit.
Last modified: 26 Nëntor, 2009