Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

7 Mars, 2024

Prishtinë, 7 mars 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takimin e tyre të parë zyrtar, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ambasadori nënvizoi se është kënaqësi dhe privilegj të shërbejë në këtë pozitë dhe të kontribuojë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Ai kujtoi herën e fundit në vitin 2001 kur ka qenë në Kosovë, duke evidentuar se sa mbresëlënëse është progresi dhe zhvillimi i shpejtë që ka njohur vendi, si dhe demokracia e konsoliduar.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen në Kosovë ambasadorit Hargreaves, duke e përgëzuar për detyrën e tij të re dhe ofruar bashkëpunim të ngushtë. Duke shprehur mirënjohje për mesazhin e ambasadorit në fillim të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se vendi ynë është i drejtuar në një trajektore pozitive të zhvillimit, e ku kemi pasur progres, përtej barrierave, me të cilat jemi përballur.

Palët trajtuan përgjatë takimit zhvillimin ekonomik e mundësitë për investim në vend, ku zëvendëskryeministri foli dhe mbi politikat e objektivat e qeverisë, si dhe bashkërisht u theksua gatishmëria për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët.
Zëvendëskryeministri Bislimi veçoi edhe diasporën tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila shërben dhe si urë lidhëse. Po ashtu, ambasadori Hargreaves e përgëzoi Qeverinë për nënshkrimin së fundmi të memorandumit të mirëkuptimit në Londër me BERZh-in, me vlerë 400 milionë euro.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin mbi zhvillimet e fundit në vend e po ashtu edhe procesin e dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën e frytshme e produktive dhe përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës.

Last modified: 7 Mars, 2024

Comments are closed.

×