Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

17 Shkurt, 2024

 

Prishtinë, 17 shkurt 2024

Pas mbledhjes solemne të Qeverisë dhe ngritjes solemne të flamurit të Republikës së Kosovës, nën intonimin e himnit shtetëror, për nder të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e në kuadër të programit shtetëror për këtë ditë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, fillimisht bënë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve, për të vazhduar pastaj me homazhe dhe vendosje të luleve të freskëta edhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Nga aty, homazhe u bënë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pas Prekazit, homazhet dhe nderimet vazhduan te Monumenti “Heroinat”, te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë, dhe te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Kryeministri tha se duke i përkujtuar heronjtë, dëshmorët, martirët, ata të cilët u flijuan e sakrifikuan, punuan e u angazhuan për Republikën e Kosovës, për Pavarësinë tonë, ne ia përkujtojmë vetes edhe çfarë çmimi të lartë kemi paguar për të mbërritur këtu, por njëkohësisht edhe rrugën të cilën do ta vazhdojmë.

Last modified: 17 Shkurt, 2024

Comments are closed.

×