Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Tiranë, ndau çmimin për shfaqjen më të mirë

27 Nëntor, 2023

 

Tiranë, 27 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mori pjesë në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Tiranë.

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Tiranë, po organizohet për herë të dytë nga teatrot shqiptare të tri vendeve: Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vitin e kaluar u mbajt në Shkup, kurse vitin tjetër do të mbahet në Prishtinë.

Në mesin e 14 shfaqjeve, kryeministri Kurti pati kënaqësinë që të ndajë çmimin e shfaqjes më të mirë “Nyjat” me autor Refet Abazi, teksa u uroi organizatorët për festivalin dhe të gjithë fituesve tjerë të çmimeve për suksesin.

Edicioni i sivjetmë u përmbyll me shfaqjen “Shtëpia e Zotit” me autor Ledian Gjeçin dhe me regjisor Ilir Bokshin, si bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe Teatrit Shqiptar në Shkup.

 

 

Last modified: 28 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×