Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

22 Nëntor, 2023

Prishtinë, 22 nëntor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim u bisedua mbi situatën e sigurisë në vend, e ku u theksua dhe kontributi i kontingjentit britanik brenda KFOR-it. Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin Abbott dhe mbi takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve dhe procesin e dialogut.

Ai theksoi se Republika e Kosovës vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë një miqësi e partneritet të fuqishëm. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për takimin e frytshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Last modified: 22 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×