Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti Vasfije Krasniqi Goodman

18 Nëntor, 2023

Prishtinë, 18 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Vasfije Krasniqi Goodman, ish deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe zërin e fuqishëm në avokimin për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Znj.Goodman ndau observimin e saj lidhur me punën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Gjatë takimit u diskutua edhe fillimi i punës në dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë përmes Institutit të themeluar rishtazi.

Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Goodman për rolin e saj, angazhimin e pareshtur, kurajën e pashoq për avokimin e të drejtave të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

 

Last modified: 18 Nëntor, 2023

Comments are closed.