Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Ky është vendi i bashkimit dhe vizionit për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë

6 Mars, 2010

Prekaz, 06 mars 2010
 
 
Sot në ditën e dytë të manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe dhe ka vënë kurorë pranë varreve të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Kryeministri Hashim Thaçi më pas i shoqëruar edhe nga zëvendësit Hajredin Kuçi e Ramë Manaj dhe ministra të kabinetit qeveritar ka qëndruar në familjen Jasharaj.

“Vepra e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij ka qenë, është dhe do të mbetet udhërrëfyes edhe në të ardhmen për gjithë popullin e Kosovës, i cili asnjëherë nuk do të harrojë sakrificën sublime të familjes Jashari në luftën për liri dhe pavarësi”, ka thënë Kryeministri Hashim Thaçi në Prekaz, duke shtuar se ky është vendi i lavdisë dhe krenarisë . “Ky është vendi i bashkimit dhe vizionit për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë z. Thaçi.

Sonte në mbrëmje në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë mbahet një Akademi Përkujtimore. Ndërsa nesër në Prekaz, mbahet manifestimi tradicional “Nata e zjarreve”, me të cilin përmbyllet manifestimitradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, që sivjet organizohet nën përkujdesjen e kryeministrit Hashim Thaçi.

Last modified: 6 Mars, 2010

Comments are closed.