Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, Bernard Kushner.
Në vazhdim po e japim të plotë deklarimin e kryeministrit Thaçi pas takimit
Z.Kushner na ka nderuar sot me vizitën e tij në Kosovë, me mesazhet e tij të Francës për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon, për perspektivën evropiane të rajonit, por edhe për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.
E informova z. Kushner për reformat të cilat jemi duke i ndërmarr në të gjitha fushat, për zbatimin e kritereve demokratike, për ndërtimin e Kosovës demokratike dhe shumë etnike, për zotimin tonë që të jemi pjesë e familjes evropiane, dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Francën.
Edhe një herë e falënderoj ministrin Kushner për vizitën në Kosovës, si dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës.
Në vazhdim po japim edhe deklarimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kushner, pas takimi me kryeministrin Thaçi.
Kam qenë shumë i nderuar edhe më shumë se që mund ta shpreh, që kemi dialoguar edhe një herë me shokun tim, zotëri Hashim Thaçin, kryeministër i Kosovës. Ka qenë një lidhje e vjetër që kemi pasur dhe që mendoj ta mbaj.
Kamë konstatuar progresin e realizuar në reformat të cilat kanë të bëjnë me propozime të parlamentit dhe kryeministrit, do të thotë që këmbëngulësia e kryeministrit me efikasitet.
Sigurisht rrugëtimi është ende i gjatë. Unë ju siguroj që jam i vetëdijshëm të gjitha progreset e bëra qysh nga viti 1999, kur kam qenë i ngarkuar nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, në një kohë mjaft të vështirë, në kohën kur kemi pasur bashkëpunim të mirë.
Perspektivë evropiane ka. Për Kosovën ka vetëm perspektivë evropiane, siç ka thënë presidenti Sarkozi ka perspektivë për të gjitha shtetet e Ballkanit.
Është e ardhmja e Kosovës, është e ardhmja e Serbisë, është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. Kurrë nuk e kemi imagjinuar ndryshe.
Jemi në këtë rrugë, mbetet edhe mjaftë distancë para neve, ju siguroj juve për mbështetjen e Francës, edhe pse siç e kam thënë në Parlament, Bashkimi Evropian është ndërtuar me gjashtë shtete, nëntë, pesëmbëdhjetë, deri në 27 shtete dhe është rregulluar me kompromise dhe për të hyrë në Bashkimin Evropian në 27 shtetet Evropiane për me dhënë vota unanime dhe nuk ka ndryshuar asgjë në Traktatin e Lisbonës, por jemi të gatshëm.
Franca ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka një bashkëpunim, është krahë për krahë me Kosovën dhe krah për krahë me Serbinë.
Kryeministri Thaçi u përgjigj edhe në interesimin e medias lidhur me raportet fqinjësore të Republikës së Kosovës me Serbinë
Perspektiva e Kosovës është perspektivë evropiane, e ndërtuar mbi vlerat e qytetarisë dhe demokracisë qytetare, të bashkëpunimit rajonal. Për ne gjithçka është e qartë, jemi për fqinjësi të mirë dhe zgjidhjen e çështjeve konkrete të nevojshme për interesa të vendeve edhe fqinje edhe të Kosovës të bazuara mbi vlerat euroatlantike.
Ne jemi të fokusuar të kemi fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit, prandaj edhe përmbyllja e së kaluarës edhe me Serbinë është në interesin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimi rajonal dhe perspektivës evropiane.
Do të angazhohemi për avancimin dhe zgjidhjen dhe realizimin e aspiratave që janë në përputhshmëri edhe me dokumentin e presidentit Ahtisari. Do të thotë edhe në sundimin e ligjit, që është në përputhshmëri edhe me strategjinë tonë, edhe me formimin e komunës së re në Mitrovicë dhe me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe angazhimin tonë shtesë socio-ekonomik.
Bashkëpunimi fqinjësor është në interesin e Republikës së Kosovës, është në interesin e Serbisë, pra dy shteteve, por edhe në interesin e investimeve ndërkombëtare në rajon
Last modified: 1 Mars, 2010