Prishtinë, 12 nëntor 2010
Në tekstin e telegramit të ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Mehmeti,
Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të poetit, pedagogut dhe intelektualit të njohur kosovar, Din Mehmeti.
Me vdekjen e Din Mehmetit familja tij ka humbur një njeri të dashur, ndërsa kultura një krijues të përmasave kombëtare.
Krijimtaria e tij letrare do të mbetet një pasuri kulturore jetëgjatë në saje të të arriturave të larta estetike.
Me vdekjen e Din Mehmetit letërsia shqipe ka humbur fizikisht një ndër individualitet e saj origjinale.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 12 Nëntor, 2010