Mynih, 19 shkurt 2023
Në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi edhe Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch, përgjegjës për misionin e NATO-s në Kosovë.
Diskutuan për situatën e sigurinë në vend dhe rajon dhe për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes me misionin e KFOR-it në Kosovë. Për vitin e dytë radhazi, Kosova do të jetë vend mikpritës dhe pjesëmarrës, kësaj radhe me 1365 ushtarë të FSK-së, në stërvitjet ushtarake Defender Europe 2023, të udhëhequra nga ushtria amerikane.
Kryeministri Kurti theksoi se ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 për të ndalë gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë e deri të mbështetja e vazhdueshme për sigurinë e Kosovës, NATO është pjesë vitale e të kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë.
Last modified: 21 Shkurt, 2023