Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Asociacionin e Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES)

8 Shkurt, 2023

Prishtinë, 8 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).

Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi për vizitën që po i bëjnë vendit tonë me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut.

Last modified: 9 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×