Prishtinë, 8 shkurt 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).
Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi për vizitën që po i bëjnë vendit tonë me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut.
Last modified: 9 Shkurt, 2023