Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me studentë nga Austria

25 Janar, 2023

Prishtinë, 25 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dje pasdite ka bashkëbiseduar me një grup studentësh nga shtete të ndryshme të botës, që ndjekin studimet master në Austri. Ky grup studentësh që po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite studimore, udhëhiqet nga prof. Marinaja Grandits.

Para tyre, Kryeministri Kurti foli për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në Bashkimin Evropian në dhjetor, si hapa historikë për Kosovën.

Ai nënvizoi se Kosova është tregim i dyfishtë i suksesit; sukses i intervenimit humanitar të NATO-s në pranverën e vitit 1999 dhe dëshmi që demokracia dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah.

Bashkëbisedimi i mbajt në amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes.

Last modified: 26 Janar, 2023

Comments are closed.

×