Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi Alexander Stubb-in, ministër i Punëve të Jashtëm të Finlandës
Prishtinë, 03 shkurt 2010
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Alexander Stubb. Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mesë të Finlandës dhe Kosovës dhe për zhvillimet politike në rajon.
Kryeministri Hashim Thaci ka informuar ministrin finlandezë për rrjedhën e zhvillimeve në Kosovë si dhe për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe mbi bazë të sundimit të ligjit.
“Perspektiva e gjithë rajonit është integrimi në NATO dhe BE”, ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi dhe ka theksuar se kjo është edhe prioritet numër një i institucioneve të Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për raportet bilaterale në mes të Kosovës dhe Finlandës. Këto raporte do të vazhdojnë që të forcohen edhe më tepër me binjakëzimin e komunave të Kosovës me qytete të ndryshme të Finlandës dhe me këmbim përvojash dhe vizitash të ndërsjella zyrtare.
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Alenxander Stubb ka vlerësuar se Kosova paraqet një vend të veçanet për Finlandën, edhe për shkakun se ndërmjetësi për zgjidhjen e statusit të Kosovës ishte ish-presidenti finlandez Marti Ahtisarit. Ai ka përmendur edhe faktin se në Finlandë, aktualisht, gjenden 5 mijë shqiptarë të Kosovës që do të vazhdojnë të jenë urë lidhjeje dhe miqësie ndërmjet të dy vendeve tona.
“Kosova duhet të vazhdojë angazhimin në procesin e integrimeve evropiane. Një ditë dua ta shoh Kosovën në Bashkimin Evropian. Sundimi i ligjit është bazë për këtë”, është shprehur ministri finlandez Alexander Stubb.
Last modified: 3 Shkurt, 2010