Zyra e Kryeministrit

Njoftim për media

26 Tetor, 2022

 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.

Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15.

Last modified: 26 Tetor, 2022

Comments are closed.