Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti viziton prodhuesit vendorë në Klinë dhe Istog

25 Tetor, 2022

Klinë, Istog 22 tetor 2022

Nën shoqërimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe zëvendësministrit të kësaj ministrie, Imri Demelezi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot dy biznese vendore të prodhimit vendor në Klinë dhe Istog.

Fillimisht në Klinë, kryeministri Kurti vizitoi fabrikën për prodhimin, përpunimin dhe paketimin e farës së grurit, elbit dhe tërshërës “Agroelita”. Me teknologji më të re digjitale, 300 hektarë tokë pune, rreth 1000 tjera të kontraktuara me fermerë dhe hambarë me kapacitet 14.500 ton “Agroelita” sjellë farën vendore për grurin në vendin tonë.

Nga aty, vizitën e vazhduan në Pemishten “Berry K”, në Gurrakoc të Istogut, e njohur për prodhimin e boronicave. Investim prej 300 mijë euro, falë së cilit angazhohen mbi 20 punëtorë sezonal, “Barry K” të gjithë prodhimin e ka të kontraktuar në tregjet e Bashkimit Evropian.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti ofroi ndihmën dhe mbështetjen e Qeverisë për prodhuesit vendorë.

 

Last modified: 25 Tetor, 2022

Comments are closed.

×