Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim të ngarkuarin me punë jorezident të Australisë, Andrea Biggi

21 Tetor, 2022

Prishtinë, 21 tetor 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me punë jorezident të Australisë, Andrea Biggi.

Në takim u bisedua mbi integrimin euro-atlantik të Kosovës, luftën në Ukrainë, energjinë, sigurinë, zhvillimin, agjendën e gjelbër dhe politikat e ndryshimeve klimatike.

Të dyja palët riafirmuan dënimin e tyre ndaj agresionit rus dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës. Zëvendëskryeministri tha se Kosova ka koordinuar politikën e saj të jashtme me partnerët perëndimorë, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka treguar gatishmëri për të pritur refugjatët ukrainas.

Z. Biggi shprehu mbështetjen e Australisë për Kosovën dhe aspiratat e saj euro-atlantike. Ai poashtu shpërfaqi politikat e reja substanciale dhe ambicioze, për ta drejtuar tranzicionin ekonomik drejt zero emetimeve, duke theksuar se Australia është furnizues i besueshëm dhe i qëndrueshëm i energjisë dhe burimeve të saj.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi për vizitën dhe bisedën miqësore, të vlefshme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona.

 

Last modified: 21 Tetor, 2022

Comments are closed.

×