Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për projektet që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Shtërpcës

17 Janar, 2010

Prishtinë, 17 janar 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën ka qëndruar në komunën e Shtërpcës, ku është pritur nga kryetarit i porsazgjedhur i kësaj komune, Branislav Nikolic.

Kryeministri Hashim Thaçi ka ofruar përkrahje të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Komunën e Shtërpcës, ku dy ditë më parë u larguan strukturat paralele dhe u vendosën institucionet e dala nga zgjedhjet.

“Jemi këtu për të rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për projektet që janë në të mirë të gjithë qytetarëve të Shtërpcës, qoftë për rregullimin e rrugëve të reja, shkollave të reja, spitaleve, banesave sociale apo angazhimeve të tjera prioritare, që janë në agjendën e Kryetarit Nikolic”, ka theksuar Kryeministri Thaçi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Shtërpca është një shembull i mirë i punës së përbashkët, i jetës demokratike dhe i organizmit të zgjedhjeve të lira.

Edhe Kryetari i ri i Komunës, Branislav Nikolic ka thënë se Shtërpca është shembull i jetës multietnike dhe pret përkrahjen e qeverisë në zgjidhjen e problemeve të banorëve.

“Kryeministri na ka dhënë mbështetje si përfaqësues legjitimë të Komunës së Shtërpcës dhe se të gjithë e dini se Komuna jonë është një shembull i jetës multietnike në Kosovë, ku shqiptarët dhe serbët jetojnë së bashku”, ka thënë Nikolic, pas takimit.

“Për të gjitha projektet që kemi në plan t’i realizojmë në këtë periudhë, e kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar ai.

Last modified: 17 Janar, 2010

Comments are closed.