Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi përgëzon besimtarët ortodoksë të Kosovës, me rastin e Krishtlindjeve

6 Janar, 2010

Prishtinë, 6 janar 2010
 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon besimtarët ortodoksë të Kosovës, me rastin e Krishtlindjeve.
 

Në mesazh thuhet:
 

Të nderuar qytetarë të besimit ortodoks,

Kam nderin dhe privilegjin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju uroj Krishtlindjet.

Festa e Krishtlindjeve e gjen Kosovën, me institucione stabile, demokratike dhe gjithpërfshirëse, në rrugën e sigurtë të zhvillimit dhe integrimit në institucionet euroatlantike.

Uroj që në familjet tuaja të zotërojë paqja, lumturia, harmonia, mirëqenia, toleranca dhe besimi në ardhmërinë tonë të mirë.
 

Gëzuar Krishtlindjet Ortodokse!
 

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
 

Last modified: 6 Janar, 2010

Comments are closed.