Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi takon shefin e EULEX-it, Iv de Kermabon

5 Janar, 2010

Prishtinë, 05 janar 2010
 
 

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në një takim shefin e EULEX-it, Iv de Kermabon, me të cilin ka diskutuar agjenden e takimit të perbashket të radhës së Bordit Koordinues per Sundimin e Ligjit që do të mbahet me 12 Janar 2010.
 

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe shefi i EULEX-it Kermabon kanë biseduar per hapat qe duhet te ndermirren gjatë ditëve të ardhshme në drejtim të konsolidimit sa me te shpejte te gjykates ne veri të Mitrovicës. Gjatë takimit është shtruar edhe çështja e bashkëpunimit midis Qeverisë dhe EULEX-it për Ligjin për Gjykatat.
 

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kerkuar perkrahje nga EULEX-i në procesin e liberalzimt të vizave për Kosovën. Konkretisht, eshte kerkuar që EULEX të delegoje disa ekspertë të fushës së liberalizimit të vizave.
 

Bashkëbiseduesit Kuçi dhe Kermabon kanë diskutuar edhe bashkëpunimin për ofrimin e sigurisë në vend me rastin e vizitës së presidentit serb Tadic.

Last modified: 5 Janar, 2010

Comments are closed.