Prishtinë, 21 maj 2010
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe për respektimin e të gjitha procedurave të parapara me ligjet në fuqi, përfshirë këtu edhe ato që ndërlidhen me kalimin normal të kufinjve të Republikës së Kosovës.
Edhe me rastin e udhëtimit në Turqi, kalimi i kufirit nga ana e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Thaçi është bërë normalisht, si çdo herë tjetër, sipas rregullave protokolare.
Last modified: 21 Maj, 2010