Prishtinë, 6 tetor 2016
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Maltës, jorezident në Kosovë, Godwin Pulis.
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë si dhe për prioritetet e reformat e Qeverisë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi ambasadorin Pulis për përkrahjen dhe kontributin e Maltës për Kosovën.
Ambasadori Godwin Pulis, shprehu përkrahjen e Maltës për Kosovën si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Last modified: 6 Tetor, 2016