Prishtinë, 14 shtator 2016
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim njoftues shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.
Kryeministri Mustafa dhe shefja e EULEX-it biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe fokusimin e Qeverisë në avancimin e gjithanshëm të proceseve, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me EULEX-in.
Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, vlerësoi progresin në Kosovë, duke theksuar përkrahjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme që lidhen me mandatin e EULEX-it.
Last modified: 14 Shtator, 2016