Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu

15 Korrik, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në takimin e përbashkët me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u bisedua për projektet zhvillimore Kosovë-Itali dhe avancimin e bashkëpunimit të mirë të deritanishëm mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës dhe popullit të saj.

Duke theksuar potencialin e vendit tonë, Ambasadori De Riu ritheksoi vullnetin për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin e mirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.

Last modified: 15 Korrik, 2022

Comments are closed.

×