Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi basketbollisten që nga ShBA-ja iu bashkua ekipit të Kosovës

24 Qershor, 2022

Prishtinë, 24 qershor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim basketbollisten Edona Thaqi, e cila ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i është bashkuar ekipit të Kosovës A në basketboll, në konkurrencën e femrave. Ajo do të jetë pjesë e garës në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla, që mbahet nga 28 qershori deri më 3 korrik në Nikozi të Qipros.

23 vjeçarja me prejardhje nga Peja, e lindur dhe e rritur në ShBA, aktualisht luan për ekipin e basketbollit të Universitetit Fordham në New York.

Kryeministri Kurti uroi suksese për ekipin e Kosovës në kampionat, duke e vlerësuar talentin dhe përkushtimin për sportin edhe të vajzave shqiptare që jetojnë në Kosovë edhe të atyre që po tregohen të sukseshme jashtë Kosovës.

Last modified: 15 Korrik, 2022

Comments are closed.

×