Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti i shprehë ngushëllime familjes Berisha

24 Qershor, 2022

Prishtinë, 24 qershor2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka ngushëlluar familjen Berisha për ndarjen nga jeta të znj.Vjosa Berisha.

“Vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe jetën kulturore të vendit tonë. Skenës artistike do t’i mungojë energjia e përkushtimi i saj për punë”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Ndërsa ka shkruar se në betejën e saj me kancerin, ajo frymëzoi të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë, me forcën e saj të madhe.

Last modified: 15 Korrik, 2022

Comments are closed.

×