Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e gradimit të gjeneralmajores Irfete Spahiu

27 Maj, 2022

Prishtinë, 27 maj 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të gradimit të znj. Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e veçantë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, bazuar në kompetencat saj kushtetuese e ligjore, gradoi gjeneral brigade Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në FSK. Njëherësh, me dekret të Presidentes Osmani, znj.Spahiu u emërua edhe Inspektore gjenerale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni të organizuar në Presidencë morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi i lartë ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Last modified: 30 Maj, 2022

Comments are closed.

×