Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi kongresistët amerikanë Jones, Aderholt, Himes, McClain dhe Torres  

18 Maj, 2022

18 maj 2022

Avokimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë ishin temat kryesore që ngriti Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimet e ndara me kongersistin Mondaire Jones dhe me kongresistët në Kongresin amerikan, Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain dhe Ritchie Torres.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e kongresistëve për Republikën e Kosovës, si dhe për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë për rajonin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë dhe përparimin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, duke veçuar ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”.

Duke potencuar angazhimin e përbashkët në avancimin e parimeve demokratike, u bisedua për rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në ekonomi, mbrojtje e siguri, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Last modified: 31 Maj, 2022

Comments are closed.

×