Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti uron Ditën e Goranëve

6 Maj, 2022

 

Prishtinë, 6 maj 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar komunitetin goran në Kosovë për ditën e tyre.

Në këtë ditë feste, kryeministri ka falënderuar pjesëtarët e këtij komuniteti për kontributin e tyre në jetën politike, sociale dhe kulturore të Kosovës.

Si Qeveri angazhohemi çdo ditë që të mbrojmë të drejtat dhe identitetin kulturor të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, ka thënë ai, duke theksuar se Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojë të mbështesë projekte të komunitetit goran, si edhe të komuniteteve të tjera, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.

Urimi përmbyllet me urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë për të gjithë qytetarët goranë të Kosovës.

 

 

Last modified: 6 Maj, 2022

Comments are closed.

×