Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dënon ashpër sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala

28 Mars, 2013

Prishtinë, 28.03.2013

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dënon ashpër sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala.

Ky akt qyqar është i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe është në dëm të demokracisë së vendit tonë, thekson kryeministri.

Kryeministri Thaçi ka kërkuar veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve kompetente, në mënyrë që të kapen akterët e këtij sulmi dhe të marrin dënimin e meriturar.

Last modified: 14 Maj, 2022

Comments are closed.