Zyra e Kryeministrit

KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

23 Mars, 2013

Prishtinë, 23 mars 2013

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dënon aktin e kërcënimit të aktivistes Nazlie Bala.

Kryeministri rithekson se të gjithë qytetarët e Kosovës me sakrificën dhe përkushtimin e tyre të madh me dekada të tëra kanë kontribuar për të ndërtuar shtetin e lirë, të pavarur dhe demokratik të Kosovës.

Bazuar në këtë sakrificë dhe në këtë vizion të realizuar, për Qeverinë e Republikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i dënueshëm cenimi i lirisë së shprehjes dhe i jetës së secilit qytetar të vendit.

Kryeministri Thaçi kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryesit e këtij akti të kërcënimit të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Last modified: 14 Maj, 2022

Comments are closed.