Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në takime të ndara njoftoi grupet parlamentare të LDK-së dhe SLS-së për procesin e bisedimeve në Bruksel

27 Shkurt, 2013

Prishtinë, 27 shkurt 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takime të ndara, njoftoi  grupin parlamentar të LDK-së dhe atë  të SLS-së për rrjedhën e takimit të fundit në Bruksel më 19 shkurt 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Këto bisedime po mbahen me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton dhe rolin lehtësues të SHBA-ve.

Pas çdo raundi të bisedimeve, kryeministri Thaçi në mënyrë të rregullt është duke i informuar subjektet politike parlamentare lidhur me rrjedhën dhe të arriturat e bisedimeve që po mbahen në Bruksel.

Last modified: 14 Maj, 2022

Comments are closed.