Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi u takua me kryeministrin e Shri Lankës, Dissanayake Mudiyanselage Jayaratne

23 Shkurt, 2013

Prishtinë, 23 shkurt 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit vjetor Botëror të Paqes 2013, u takua me kryeministrin e Shri Lankës, Dissanayake Mudiyanselage Jayaratne.

Në këtë takim, kryeministri Thaçi i dorëzoi zyrtarisht kryeministrit Jayaratne kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Thaçi e njoftoi kryeministrin e Shri Lankës edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovës.

Përveç tjerash, dy kryeministrat biseduan për bashkëpunimin reciprok në mes të dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri i Shri Lankës, z. Jayaratne e ftoi kryeministrin Thaçi për një vizitë në Shri Lankë, ndërsa premtoi se me vëmendje të veçantë do të shqyrtojë kërkesën për njohje të Kosovës.

Last modified: 14 Maj, 2022

Comments are closed.