Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Tahiri priti një delegacion të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga diaspora

12 Shkurt, 2013

Prishtinë, 12 shkurt 2013

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës  Edita Tahiri, priti një delegacion të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga  diaspora i përbërë nga z. Xhelal Memeti, Kryetar i Fondit Humanitar në Zvicër dhe Kushtrim Maliqi dhe Bledar Kryeziu, anëtarë.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, si pasojë e shkeljes së të drejtave etnike nga Serbia që u përshkallëzuan me heqjen brutale të lapidarit të luftëtarëve të lirisë në Preshevë.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri theksoi se Qeveria e Kosovës po i përcjellë nga afër zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe mbështet plotësisht kërkesat e shqiptarëve etnik për respektimin e plotë të drejtave legjitime të shqiptarëve atje sipas standardeve ndërkombëtare për minoritetet.  Ajo tha se Serbia duhet të ndal politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve etnik të Luginës së Preshevës dhe sillet me politika evropiane ndaj minoriteteve. Ajo me këtë rast ftoi faktorin ndërkombëtar për një angazhim më energjik për garantimin e të drejtave të shqiptarëve atje si rrugë e vetme që siguron perspektivë të qëndrueshme për shqiptarët dhe eviton problemin e një spastrimi të heshtur etnik, problem ky i cili po bëhet gjithnjë e më shqetësues.

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.