Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Sulejmani me rastin e vdekjes së profesorit, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani

11 Shkurt, 2013

Prishtinë, 11 shkurt 2013

Në tekstin e telegramit thuhet:

E nderuara familje Sulejmani,

Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të  profesorit të nderuar, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.

Kontributi i tij për arsimimin e gjeneratave në Universitetin e Prishtinës, si dhe në themelimin e Universitetit të Tetovës dhe në rritjen e këtij institucioni, do të çmohet dhe e respektohet nga të gjithë.

Humbja e profesorit Sulejmani është një humbje jo vetëm për institucionet ku punoi, por edhe për albanologjinë në përgjithësi.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.