Herët apo vonë Serbia do ta njohë Kosovën, deklaroi në Bërdo afër Kranjit kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Lidhur me mospjesëmarrjen e presidentit serb Boris Tadiq, kryeministri Thaçi tha se vendimi i Tadiqit i përket mentalitetit të së kaluarës, duke shtuar se edhe rezoluta 1244 i përket së kaluarës.
“Më e mira do të ishte që Serbia ta njohë Kosovën, dhe kjo do të ndodhë herët apo vonë”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, për të shtuar se bojkoti nuk është zgjidhje.
Kryeministri Thaçi tha se Kosova do të marrë pjesë në të gjitha konferencat rajonale si shtet i pavarur dhe sovran, dhe se një të tillë do të organizojë edhe në Kosovë, ku do ta ftojë edhe Serbinë.
Last modified: 21 Mars, 2010