Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen për festën e Pashkëve katolike

17 Prill, 2022

Prishtinë, 17 prill 2022

Me rastin e festës së Pashkëve katolike, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

Me dëshirën për Pashkë të bardhë e të mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve, kryeministri Kurti uroi Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët katolikë të pranishëm.

Në këtë pritje, Kryeministri shoqërohej nga Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.

×