Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takohet me Kryeshefin Ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë, Duncan Bonfield

7 Prill, 2022


Delphi, 7 prill 2022

Takimin e radhës në kuadër të Forumit Ekonomik të Delphi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me Kryeshefin Ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë (IFSWF), Duncan Bonfield.

Qeverisja e mirë dhe transparenca janë komponentë themelore për mirëfunksionimin e ndërmarrjeve publike, u shpreh kryeministri Kurti. Ai e njoftoi z. Duncan për veprimet e qeverisë në reformimin dhe ringjalljen e ndërmarrjeve publike. Me të diskutuan për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, koncept dokumenti i të cilit tashmë është miratuar. Më konkretisht, se si ky fond mund të mobilizojë resurset, orientojë investimet dhe përmirësojë qeverisjen korporative dhe se si IFSWF mund të na ndihmojë me dijen dhe përvojën e tyre në arritjen e këtyre synimeve.

 

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.

×