Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Tanzania

25 Shtator, 2012

Nju Jork, 25 shtator 2012

Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli kanë takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Bernard Membe.

Kryeministri Thaçi njoftoi ministrin Membe edhe njëherë me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.

Sipas kryeministrit Thaçi, Kosova tashmë është shtet i konsoliduar që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare.

Thaçi e Pacolli i këkuan edhe nëjherë ministrit Membe njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Tanzania, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Në këtë kontekst, kryeministri Thaçi nëpërmjet ministrit, z.Bernard Membe i përcolli ftesën Presidentit të Tanzanisë Yakaya Kikwete për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Last modified: 25 Shtator, 2012

Comments are closed.

×