Zyra e Kryeministrit

FOTOLAJM: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takon Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon

23 Shtator, 2012

Nju Jork, 23 shtator 2012

Në kuadër të vizitës në Nju Jork, ku është duke përcjellë punimet e Asamblesë së Përgjithshme Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot u prit në selinë e Kombeve të Bashkuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, përbehej edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, si dhe Ambasadori i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork, Bekim Sejdiu.

Last modified: 23 Shtator, 2012

Comments are closed.

×