Zyra e Kryeministrit

Në rast se Serbia hyn edhe një herë në luftë, krejt shteti serb do të koncentrohet në Beograd, duke mbetur vetëm si “Pashallëku i Beogradit” – thekson Kryeministri Thaçi

24 Korrik, 2012

Prishtinë, 24 korrik 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të Presidentit serb, Tomisllav Nikolic, i cili ka thënë se nuk e përjashton luftën për t`a rikthyer Kosovën nën Serbi.

Kryeministri Thaçi ka thënë se ai do të jetë në krye të betejës në rast se Nikolic pretendon të hyjë në luftë me Kosovën.

“Unë sot i përgjigjem përsëri se në rrethanat çfarë ai pretendon përsëri unë do të jem në ballë të betejës për t`u larguar Nikolic humbës dhe i turpëruar nga çfarëdo aventurë e re e tij në raport me Kosovën”, ka thënë z.Thaçi, në një konferencë të mbajtur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kryeministri Thaçi ka thënë se në rast se Serbia hynë edhe një herë në luftë, atëherë krejt shteti serb do të koncentrohet në Beograd, duke mbetur vetëm si “Pashallëku i Beogradit”.

“Por, çdo aventurë e tij e re në raport me Kosovën nënkupton se ai do ta harrojë Kosovën, por duhet të mendoj më tepër për Pashallëkun e Beogradit”, ka shtuar Kryeministri Thaçi. 

Last modified: 24 Korrik, 2012

Comments are closed.