Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi takohet me Komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Štefan Füle, me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša me kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanovic, si dhe me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Ulrike Lunacek

1 Mars, 2012

Bruksel, 1 mars 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Štefan Füle.

Në takim u vlerësuan hapat e fundit që ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës në përshpejtimin e agjendës evropiane të integrimit.

Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi theksoi se Studimi i Fizibilitetit është një hap i rëndësishëm, që shënon avancimin e perspektivës evropiane për Republikën e Kosovës dhe është hapi i parë konkret, unik në mbështetje të shtetit të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj në funksion të përmbushjes të të gjitha kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, në mënyrë që edhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të jetësohet sa më parë – theksoi kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, Komisioneri i BE-së për zgjerim, Štefan Füle e ka përgëzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për qasjen e tij të drejtë evropiane në raport me bashkëpunimin rajonal. Z. Füle theksoi se institucionet e Kosovës do ta kenë gjithë përkrahjen e duhur në porcesin e integrimit evropian të Kosovës.

Kryeministri Thaçi gjatë ditës së sotme në Bruksel është takuar edhe me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Janša me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanovic, si dhe me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Ulrike Lunacek.

Në këto takime është përgëzuar qëndrimi i Prishtinës për hapjen e perspektivës evropiane për Kosovën dhe rajonin si dhe i është dhënë mbështetje Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e përmbushjes së agjendës evropiane për Kosovën.

Last modified: 1 Mars, 2012

Comments are closed.