Prishtinë, 14 shkurt 2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ka takuar sot z.Robert Cooper, përfaqësues i BE-së për bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Temë kyçe e këtij takimi ka qenë adresimi i çështjes së përfaqësimit të Republikës së Kosovës në inciativat rajonale, si dhe zbatimi në praktikë i marrëveshjeve të arritura.
Në këtë takim, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale, ka theksuar se “Kosova duhet patjetër që të përfaqësohet si shtet sovran dhe i pavarur”.
Për më tepër, kryeministri Thaçi ka theksuar se “çfarëdo zgjidhje në këtë çështje, e cila nuk e reflekton gjithashtu realitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, do të jetë e papranueshme”.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar ndërmjetësin e BE-së, Cooper për punën e tij në procesin e dialogut dhe ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë e përgjegjshme në kuadër të këtij procesi, e bindur se kjo i shërben normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hap perspektivën e sigurtë euro-atlantike.
Last modified: 14 Shkurt, 2012