Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që dita e nesërme, 13 shkurti 2012, e hënë, të shpallet Ditë zie në Republikën e Kosovës

12 Shkurt, 2012

Prishtinë, 12 shkurt 2012

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke përcjellë nga afër zhvillimet në fshatin Restelicë të komunës së Sharrit (Dragashit), ku si pasojë e motit të ligë, të përcjellë me ortek bore, kanë humbur jetën 9 qytetarë dhe një është në kërkim.

Qeveria ka vendosur që dita e nesërme, 13 shkurti 2012, e hënë, të shpallet Ditë zie në Republikën e Kosovës.

Qeveria edhe njëherë i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, dhe rithekson gjithë përkushtimin dhe vendosmërinë institucionale për ndihmë dhe shpëtim të qytetarëve, të rrezikuar nga gjendja e rëndë klimatike.

Qeveria falënderon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe të gjithë qytetarët për sakrificën që janë duke bërë për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Restelicës. 

Last modified: 12 Shkurt, 2012

Comments are closed.