Zyra e Kryeministrit

Mbahet takimi i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Rendit dhe Ligjit

1 Shkurt, 2012

Prishtinë, 01 shkurt 2012

Është mbajtur sot takimi i radhës i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Rendit dhe Ligjit, që drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, ushtruesi i detyrës i Udhëheqësit të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, Khaldoun Sinno. Në takim janë diskutuar disa nga çështjet, që janë prioritet për vitin 2012.

Në hapje, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se është kënaqësi që përmbushëm prioritete ne kuadër te sundimit te ligjit dhe hapem dialogun për liberalizim te vizave, hap ky konkret i perspektives evropiane te Kosovës.

“Fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave, që do të jetë top prioriteti i Qeverisë së Kosovës, dhe për të cilin të gjithë ne do të jemi të përkushtuar që të kryejmë obligimet tona. Me këtë rast, dua që në emër të Qeverisë së Kosovës të shpreh mirënjohjen për fillimin e këtij procesi” – theksoi z. Kuçi.

“Qeveria e Kosovës do të jetë e përkushtuar që t’i adresojë të gjitha sfidat nga fusha e rendit dhe ligjit”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi. Më tutje, ai ka shtuar se fokusimi do të shtrihet në funksionalizmin e gjykatave në veri të Kosovës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe ka shprehur bindjen se institucionet vendore, EULEX-i dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian do të japin përgjigje këtyre sfidave.

“Përqendrimi I EULEX-it në këtë vit është në tri fusha. E para është forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë hetimet e përbashkëta me palën kosovare. E dyta është përkrahja e dialogut Prishtinë-Beograd. Dhe e treta, sigurimi i lirisë së lëvizjes së lirë dhe zbatimi i ligjit në pjesën veriore të Kosovës.

De Marnhac theksoi rëndësinë e arritjes së progresit në pikat kyçe të legjislacionit në sektorin e drejtësisë për këtë vit.

‘Aprovimi i legjislacionit kyç dhe kapacitetet tjera mbështetëse për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme do të jetë vendimtare për të prekur kriminelët aty ku u dhemb më së shumti: gjepat e tyre’.

De Marnhac po ashtu përmendi rëndësinë e forcimit te rolit të inspektoratit policor të Kosovës, përmirësimi i mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të ofrohen siguri se Shërbimi Korrektues i Kosovës funksionon si duhet, dhe fusha tjera’.

Nga ana tjetër, z. Khaldoun Sinno, u.d i shefit të zyrës ndërlidhëse te Komisionit Evropian, tha:

‘Ka shumë prioritete të përbashkëta në mes të dialogut për liberalizim të vizave dhe Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, ndër të cilat janë luftimi i krimit të organizuar dhe narkotikëve, anti -korrupsioni dhe fusha tjera të lidhura me të. Me fjalë tjera, jemi duke përdorur dy linja për të arritur rezultatet e njëjta të cilat do të jenë në dobi te Kosovës dhe qytetarëve.

Në vazhdim Bordi është njoftuar lidhur me funksionalizimin e Qendrës/Njësisë së Inteligjencës Financiare, Projekt ligjin mbi Konfiskimin e Pasurisë së fituara në mënyrë të paligjshme dhe projekt Kodit të Procedurës Penale, si dhe është prezantuar koncept dokumenti për Task Forcën kundër Krimit të Organizuar.

Takimi i radhës i Bordit Bashkërendues për Sundimin e Ligjit është paraparë të mbahet në prill të vitit 2012.

Last modified: 1 Shkurt, 2012

Comments are closed.